Ndërlidhjet

Klinton "e shokuar" nga vrasja e civilëve afganë


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton ka shprehur keqardhjen për vrasjen e 16 civilëve afganë nga një ushtar amerikan në këtë fiundjavë.

“Më lejoni të them, se si shumë amerikanë, jam e shokuar dhe e trishtuar me vdekjen e fshatarëve të pafajshëm afganë këtë fundjavë. Ne i shprehim ngushëllimet familjeve që i humbën më të dashurit e tyre si dhe popullit afgan. Kjo nuk na prezanton neve, dhe SHBA është e përkushtuar që fajtorët të përgjigjen”, ka thënë Klinton për gazetarët në Nju Jork.

Forcat e NATO-s janë vënë në gjendje gatishmërie, pas deklaratave për hakmarrje të talibanëve.

Vrasja e civilëve është dënuar njëzëri nga liderët botërorë, përfshirë edhe vetë presidentin Barak Obama.
XS
SM
MD
LG