Ndërlidhjet

Varroset Marie Kolvin


Gazetarja Marie Kolvin, e vrarë në Siri

Gazetarja Marie Kolvin, e vrarë në Siri

Korrespondentja amerikane nga zonat e luftës, e cila u vra nga forcat qeveritare në Homs të Sirisë, është varrosur të hënën afër qytetit të Nju Jorkut.

Marie Kolvin, 56 vjeçare, është vrarë më 22 shkurt gjatë bombardimit të distriktit të Baba Amrës në Homs, që në atë kohë ishte strehë e kundërshtarëve të presidentit Bashar al Asad.

Në sulm qe vrarë edhe fotoreporteri francez Remi Ohlik.

Kolvin, që ka punuar për gazetën “Sunday Times” ka mbuluar zonat e luftës duke u nisur nga Çeçenia e deri te trazirat në vendet e “Pranverës arabe”.

Ajo ka raportuar edhe për luftën në Kosovë.

Qindra njerëz, përfshirë edhe tajkunin mediatik Rupert Mërdok, pronarin e “Sunday Times”-it, ishin mbledhur në funeralin e Kolvinit në Gjirin Ojster, të Long Ajlënd, ku edhe është rritur.
XS
SM
MD
LG