Ndërlidhjet

BE dënon dhunën në Maqedoni


Protestë e shqiptarëve në Gostivar kundër dhunës policore, mars, 2012

Protestë e shqiptarëve në Gostivar kundër dhunës policore, mars, 2012

Bashkimi Evropian ka dënuar dhunën e ditëve të fundit në Maqedoni, ku kanë ndodhur disa incidente me motive ndëretnike.

Zëdhënësi për Zgjerim i Komisionit Evropian, Petar Stano ka thënë se “KE kundërshton fuqishëm dhunën dhe mbështet përpjekjet për të respektuar sundimin e ligjit në vend”.

“Shprehim keqardhje pë incidentet dhe lëndimet q ëkanë pësuar disa njerëz. KE për së afërmi po ndjek situatën e sigurisë në vend dhe e kupton që autoritetet lokale e qendrore po bëjnë hetime”, ka thënë Stano, duke kërkuar nga aktorët politikë dhe shoqëria civile, që të ndihmojnë duke bërë thirre për qetësi.

Ndryshe, komisioneri për Zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle, viziton Maqedoninë më 15 mars.
XS
SM
MD
LG