Ndërlidhjet

Gjykata turke urdhëroi lirimin e katër gazetarëve që ishin në pritje të procesit gjyqësor nën akuzat se ishin pjesë e komplotit për të rrëzuar qeverinë.

Ahmet Sik, Nedim Sener, Sait Gjakir dhe Gjoskun Musluk u arrestuan në vitin e kaluar dhe u akuzuan se kanë ndihmuar një rrjet sekular, të quajtur Ergenekon, që dyshohet se ka thurur komplote për disa atentate dhe shpërthime, për të destabilizuar qeverinë me rrënjë islamike.

Gazetarët përballeshin me 15 vjet burg, po që se shpalleshin fajtorë.

Kritikët kanë akuzuar qeverinë se po përdor hetimet për një grusht shteti të dyshuar, me qëllim që të ngulfat opozitën dhe mediat kritike.

Njëri nga gazetarët e liruar, Nedim Sener, është shpërblyer me çmimin Hero i Lirisë Botërore të Institutit Ndërkombëtar të Shtypit në vitin 2010 për librin, i cili fajëson forcat e sigurisë për vrasjen e gazetarit armen Hrant Dink në vitin 2007.
XS
SM
MD
LG