Ndërlidhjet

logo-print

Kërkohen ekzaminime mjekësore për Sheshelin


Vojisllav Sheshel

Vojisllav Sheshel

Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte i ish-Jugosllavisë tha se ka urdhëruar ekzaminime të reja mjekësore për ultranacionalistin serb të akuzuar për krime lufte, Vojisllav Sheshel.

Ekzaminimet pasojnë shtrirjen e tij në spital.

Gjykatësit i kanë kërkuar një komisioni prej tre mjekësh që të raportojnë për shëndetin e tij.

Partia e tij tha se ai i është nënshtruar një operacioni në zemër në javën e kaluar.

Gjykatësit shtynë të premten seancën ku do të dëgjoheshin argumentet përmbyllëse në procesin gjyqësor kundër tij.

Shesheli akuzohet për vrasje, torturë, trajtim mizor dhe shkatërrim të fshatrave gjatë përndjekjes së kroatëve, myslimanëve dhe joserbëve tjerë gjatë luftërave në Ballkan në vitet e ’90-ta.

Prokuroria ka kërkuar që Sheshel të dënohet me 28 vjet burg.
XS
SM
MD
LG