Ndërlidhjet

logo-print

Kundër tregtisë së armëve me rusët


Pamje nga Senati Amerikan

Pamje nga Senati Amerikan

Një grup i 17 senatorëve amerikanë i ka kërkuar Departamentit të Mbrojtjes që të ndalojë së bëri biznes me eksportuesin rus të armëve, Rosoboronexport, i cili kontrollohet nga shteti.

Arsyeja e kësaj kërkese është armatosja e regjimit sirian nga eksportuesi rus.

Në një letër dërguar sekretarit të Mbrojtjes Leon Paneta, senatorët kanë thënë se “tatimpaguesit amerikanë nuk duhet të vihen në pozicionin, ku në mënyrë indirekte mbështesin vrasjet masive të civilëve sirianë.”

Në letër citohet fakti se Rusia i ka shitur vjet Sirisë armë në vlerë prej një miliardë dollarësh si dhe potencohen raportimet për një marrëveshje të janarit që forcat e presidentit Bashar al Asad të furnizohen me 36 aeroplanë luftarakë nga eksportuesi rus i armëve.

OKB thotë se që nga nisja e aksionit qeveritar kundër protestave të opozitës kanë vdekur rreth 7 mijë e 500 persona.

Ndërkohë, revista teknologjike amerikane “Wired” raportoi se Departamenti Amerikan i Mbrojtjes është në proces të blerjes së 22 helikopterëve nga Rosoboronexport për forcat afgane të sigurisë, marrëveshje kjo që mund të kushtojë 900 milionë dollarë.
XS
SM
MD
LG