Ndërlidhjet

Arrihet armëpushim izraelito-palestinez


Izrael, 12 mars, 2012

Izrael, 12 mars, 2012

Egjipti tha se ka ndërmjetësuar një armëpushim në mes të izraelitëve dhe palestinezëve, i cili ka hyrë në fuqi mëngjesin e së martës.

Vrasja e një militanti palestinez nga ana e Izraelit ka nxitur luftimet. Palestinezët kanë hedhur raketa drejt Izraelit, i cili është hakmarrë me aeroplanët luftarakë.

Zyrtarët mjekësorë palestinezë thanë se të pakten 25 njerëz kanë vdekur dhe rreth 80 janë plagosur në sulmet ajrore të Izraelit, që kur kanë nisur përleshjet.

Ministri i mbrojtjes i Izraelit Matan Vilnai konfirmoi se është arritur “mirëkuptim” për një armëpushim. Nga ana tjetër, grupi islamik Xhihad, ka thënë se e pranojnë armëpushimin, po që se Izraeli ndal “agresionin”.

Lajmi vjen pasi që Katërshja e Lindjes së Mesme, SHBA, Rusia, BE dhe OKB, i kërkuan palestinezëve dhe izraelitëve që të pëmrbahen nga “aksionet provokative”.
XS
SM
MD
LG