Ndërlidhjet

Vazhdon beteja e republikanëve


Mit Romni dhe Rik Santorum

Mit Romni dhe Rik Santorum

Kandidatët presidencialë republikanë janë në kërkim të përmirësimit të shansës për të përfaqësuar partinë e tyre në zgjedhjet e nëntorit, ndërsa shteti i Alabamës dhe Misisipit mbajnë zgjedhjet pararpake të martën.

Kandidati udhëheqës, Mit Romni po shpreson që të mposhtë konkurrentët, në veçanti Rik Santorumin, me të cilin zhvilloi betejë të ashpër të fituar nominimin e republikanëve.

Kandidati i tretë, Njut Gingriç, duhet të fitojë në njërin, ose në të dy shtetet, për të vazhduar garën.

Alabama dhe Misisipi së bashku kanë 90 delegatë, të cilët do të shpërndahen për kandidatët proporcionalisht në bazë të votave të përgjithshme.

Kandidatët për të fituar iu duhet mbështetja e 1,144 delegatëve, për të konfirmuar pastaj nominimin në Konventën Kombëtare të partisë në Tampa të Floridas.

Aktualisht Romni udhëheq më më shumë se 400 delegatë
XS
SM
MD
LG