Ndërlidhjet

Marinë Le Pen në garë për presidente të Francës?


Marine Le Pen
Marine Le Pen
Raportet nga Franca thonë se liderja e ekstremit të djathtë Marinë Le Pen ka siguruar mbështetjen e mjaftueshme të zyrtarëve lokalë qeveritarë për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të Francës.

Raportet citojnë Le Pen dhe zyrtarët e partisë së saj të anti-imigracionit, Partisë së Ballit Kombëtar, të kenë thënë se ajo ka siguruar 500 nënshkrimet e nevojshme për të garuar në zgjedhjet që pritet të zhvillohen në dy raunde në prill dhe maj.

Sondazhet tregojnë se Le Pen, vajza e ish kandidatit presidencial anti-imigrant Zhan-Mari Le Pen, është e treta në garën presidenciale, prapa kandidatit socialist Fransua Holland dhe presidentit në detyrë, Nikolas Sarkozi, i cili po garon për një mandat të dytë.
XS
SM
MD
LG