Ndërlidhjet

Në Rusi po "rilind shoqëria civile"


Ambasadori amerikan në Rusi, Majkëll MekFol

Ambasadori amerikan në Rusi, Majkëll MekFol

Ambasadori amerikan në Moskë, Majkëll MekFol tha se “në Rusi sërish po zhvillohet politikë e vërtetë”.

Duke folur në Institutin e Petersonit për Ekonomitë Ndërkombëtare në Uashington, MekFol ka thënë se Rusia është në një periudhë të “rilindjes së shoqërisë civile” dhe se “shoqëria po i merr më seriozisht të drejtat kushtetuese dhe shteti po përgjigjet në këtë”.

I dërguari amerikan i referohej protestave masive dhe debatit publik të pazakontë energjik në Rusi pas zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit si dhe zgjedhjeve presidenciale të marsit, në të cilat, kryeministri Vlladimir Putin u zgjodh president për herë të tretë.

Ambasadori, që ka ardhur në këtë detyrë në muajin janar tha se vala e fundit e retorikës amerikane në vend është “diçka shokuese” dhe më shumë i atribuohet sezonës së fushatës presidenciale.
XS
SM
MD
LG