Ndërlidhjet

Fundoset anija me 200 pasagjerë


Foto nga arkivi

Foto nga arkivi

Një anije me 200 pasagjerë në bord është përmbysur në një lumë në jug të Bangladeshit, duke lënë të vdekur 30 njerëz dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur.

Autoritetet thonë se rreth 35 njerëz janë shpëtuar nga anija që u fundos në lumin Meghna pas përplasjes me një anije transportuese.

Zhytësit deri më tash kanë gjetur 30 trupa brenda anijes së fundosur.

Autoritetet thonë se ka mundësi që numri i viktimave të rritet.
XS
SM
MD
LG