Ndërlidhjet

Serbia nuk i pranon "të gjitha kushtet"


Borko Stefanoviq, shef i ekipit negociator serb

Borko Stefanoviq, shef i ekipit negociator serb

Shefi i ekipit negociator serb Borko Stefanoviq është i bindur se Serbisë nuk do t’i vihen kushte shtesë në rrugën kah BE-ja, duke shtuar se ekzistojnë disa kushte të cilat Serbia nuk i pranon.

“Në BE dominon mendimi se Kosova është e pavarur dhe si e tillë duhet të njihet nga Serbia. Vetë BE nuk mund ta ketë ketë qëndrim, sepse pesë shtete nuk e kanë njohur Kosovën. Politika jonë është që të zgjidhim problemet, por të mos cenojmë interesat kombëtare dhe shtetërore”, ka thënë Stefanoviq për mediat serbe.

Stefanoviq ka folur dhe për zgjedhjet lokale duke thënë se për mbajtjen e tyre në Kosovë do të marrin vendim “organet përgjegjëse.”

“Duhet të vlerësohen të gjitha rrethanat politike. Disa shtete të fuqishme konsiderojnë se nuk duhet mbajtur zgjedhjet në Kosovë, por Serbia i ka interesat e saj dhe me to duhet të merret. Jemi të vetëdijshëm se mirëqenia e Serbisë varet edhe nga ajo se sa mund që politikën tonë ta përputhim me interesat e fuqive të mëdha. Duhet të gjejmë forma që të ruajmë Kushtetutën tonë dhe Rezolutën 12 44”, ka thënë Stefanoviq.
XS
SM
MD
LG