Ndërlidhjet

Paneta viziton Kirgizinë


Leon Paneta, sekretari amerikan i Mbrojtjes

Leon Paneta, sekretari amerikan i Mbrojtjes

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta po viziton Kirgizinë për të diskutuar mbi aktivitetet ushtarake amerikane në Kirgizi dhe në Afganistan.

Zyrtarët thanë se Paneta ndalon në Kirgizi, për të vazhduar më pas në Afganistan.

Ai pritet të takojë homologun Talaibek Omuraliev.

Nuk është njoftuar ndonjë takim me presidentin Almazbek Atambaev, i cili në muajin e kaluar u ka thënë zyrtarëve të Departamentit Amerikan të Shtetit se nuk duhet të “mbetet asnjë trup i huaj” në aeroportin e Manasit në Bishkek pas 2014-ës.

Ushtria amerikane e paguan Kirgizinë për të përdorur objektet në Manas, si qendër tranzite për operacionet amerikane në Afganistan.
XS
SM
MD
LG