Ndërlidhjet

Autoritetet policore në Mal të Zi kanë thënë se është arrestuar sulmuesi ndaj gazetares së “Vijestit” Olivera Lakiqit. Bëhet fjalë për Ivan Bushkoviqin, qytetar 29 vjeçar i Podgoricës.

Autoritetet thanë se arrestimi i Bushkoviqit është rezultat i hetimeve të kryera.

Lakiq është rrahur javën e kaluara para banesës së saj në Podgoricë.

Ajo është goditur prapa shpinës, ndërsa po hapte derën e hyrjes në ndërtesën ku banon, nga një sulmues që e kishte goditur disa herë në kokë.

Sulmi është dënuar nga organizatat evropiane për lirinë e medias.
XS
SM
MD
LG