Ndërlidhjet

Irani mbulon gjurmët radioaktive?


Ilustrim
Ilustrim
Irani ka hedhur poshtë pretendimet se e ka ndërmend që të pastrojë gjurmët radioaktive të aktiviteteve kërkuese për amët bërthamore që dyshohet se po ndodhin në bazën ushtarake të Parshinit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Ramin Mehmanparast tha se “gjurmët nukleare nuk mund të pastrohen apo mbulohen”.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore tha se imazhet satelitore tregojnë se në bazën e Parshinit mund të jenë duke ndodhur aktivitete të paspecifikuara, ndërsa diplomatët perëndimorë dyshojnë se Irani po largon dëshmitë nga zona.
XS
SM
MD
LG