Ndërlidhjet

Rusia nuk ndalon furnizimin e Sirisë me armë


Siri, mars, 2012

Siri, mars, 2012

Rusia nuk e ka ndërmend që të kufizojë bashkëpunimin ushtarak me Sirinë, me gjithë thirrjet e Perëndimit që të ndalojë së furnizuari me armë regjimin e Bashar al Asadit.

Zëvendësministri i mbrojtjes Anatoly Antonov tha se Rusia do t’i bindet kontratave ekzistuese që t’i shesë Sirisë armë, pavarësisht aksionit njëvjeçar të Asadit ndaj opozitës, në të cilin janë vrarë 7 500 njerëz.

“Rusia ka bashkëpunim të mirë dhe të fuqishëm ushtarak e teknik me Sirinë dhe nuk sheh ndonjë aryse pse të rishqyrtojë këtë gjë”, ka thënë Antonov.

Rusia e ka mbrojtur Sirinë, aleatin e vetëm në botën arabe nga sanksionet e OKB-së si reagim ndaj aksioneve vdekjeprurëse të Asadit.
XS
SM
MD
LG