Ndërlidhjet

Policia e Kosovës konfiskon mbi 11 kg drogë


Policia e Kosovës konfiskon 11 kg substanca narkotike
Policia e Kosovës konfiskon 11 kg substanca narkotike
Policia e Kosovës ka njoftuar se i ka konfiskuar mbi 11 kilogramë substanca narkotike dhe ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar.

“Më 12 mars rreth orës 19:00, hetuesit policorë kanë realizuar urdhëresën e lëshuar nga gjykata kompetente në lidhje me rastin e dyshuar për substancë narkotike. Në vendin e ngjarjes afër një qendre tregtare në Mitrovicë është bërë i mundur arrestimi i personave të dyshuar të cilët dyshohet të kenë kryer veprën penale: blerje, posedim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave psikotropike”, thuhet në komunikatën e policisë.

Gjashtë personat e arrestuar janë shqiptarë nga Kosova.

“Zyrtarët policorë në vend ngjarje kanë konfiskuar gjithsej 11.316 kg substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë, ndërkohë që gjatë kontrollit në xhepin e xhaketës së njërit nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar edhe një tabletë që dyshohet të jetë ekstazi”.

Substanca narkotike janë gjetur edhe në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, në komunën e Pejës.

Me vendim të prokurorit personave të dyshuar iu është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërkohë që janë duke vazhduar procedurat e mëtutjeshme hetimore, thuhet në njoftim.
XS
SM
MD
LG