Ndërlidhjet

SHBA, BE e Japonia ankohen në OBT për Kinën


Pamje nga një takim ministror i OBT-së, Gjenevë
Pamje nga një takim ministror i OBT-së, Gjenevë
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Japonia kanë dorëzuar ankesë në Organizatën Botërore të Tregtisë duke deklaruar se Kina po e kufizon eksportin e mineraleve të rralla- të nevojshme për teknologjinë.

Kina kontrollon furnizimin global të 17 mineraleve të ndryshme që përdoren për automjetet hibride, armët, ekranët e sheshtë të televizorëve, telefonat celularë dhe pajisje tjera.

Shteti kinez ka shkurtuar eksportin në vitet e fundit.

Zyrtarët industrialë amerikanë thanë se kjo është një praktikë jokorrekte që shkel regullat e OBT-së.
XS
SM
MD
LG