Ndërlidhjet

Bruksel: Nga sulmi me veturë – 8 policë të plagosur


Motoçikletat e dëmtuara të policëve, pas përplasjes së automobilit në Bruksel
Motoçikletat e dëmtuara të policëve, pas përplasjes së automobilit në Bruksel
Zyrtarët në Bruksel thonë se tetë policë janë plagosur sot kur një shofer me automobilin e tij u përplas në grupin e policëve me motoçikleta afër Pallatit Mbretëror të Belgjikës.

Shoferi i veturës është arrestuar.

Sipas zyrtarëve, shoferi u ka thënë hetuesve, se dëshironte të bënte vetëvrasje.

Kryetari i qytetit të Brukselit, Fredi Thielemans, tha se incidenti nuk është i ndërlidhur me terrorizëm.

Së paku një prej policëve të plagosur është në gjendje kritike shëndetësore.
XS
SM
MD
LG