Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Një i vrarë nga sulmi kundër delegacionit qeveritar


Ushtarët afganë e ruajnë terrenin afër një xhamie, ku delegacioni qeveritar takohej me banorët lokalë në fshatin Alokozai në Afganistan

Ushtarët afganë e ruajnë terrenin afër një xhamie, ku delegacioni qeveritar takohej me banorët lokalë në fshatin Alokozai në Afganistan

Raportohet se një ushtar afgan është vrarë kur militantët e dyshuar kanë hapur zjarr kundër delegacionit të qeverisë së Afganistanit, që po e vizitonte njërin prej dy fshatrave në pjesën jugore të Afganistanit, ku një ushtar amerikan i ka vrarë 16 civilë.

Nga sulmi i sotëm kundër delegacionit janë plagosur dy vetë të tjerë, përfshirë edhe një anëtar të delegacionit.

Në këtë delegacion gjendeshin edhe dy vëllëzër të presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai.

Në një zhvillim tjetër nga Afganistani, qindra studentë universitarë në qytetin lindor Xhalalabad, kanë protestuar kundër sulmit nga ushtari i Shteteve të Bashkuara, më 11 mars.

Studentët kanë brohoritur “Vdekje Amerikës” dhe “Vdekje për ushtarin që i vrau civilët tonë”.

Disa protestues e kanë djegur një portret të presidentit amerikan, Barak Obama.
XS
SM
MD
LG