Ndërlidhjet

U gjet punimi i fshehur i Leonardo da Vinçit?


Pikturë nga Leonardo Da Vinçi
Pikturë nga Leonardo Da Vinçi
" Guardian"

Hulumtuesit në Firencë të Italisë, kanë pohuar se kanë prova që një kryevepër e humbur nga Leonardo da Vinçi, i titulluar “Beteja e Anghiarit”, ekziston në një mur të një salle të qytetit Firence, ku ajo ka qenë e fshehur për pesë shekuj.

Hulumtuesit e vitit të kaluar, shpuan vrima të vogla në një të “Palazzo Vecchio”, ku dyshohej të jetë e fshehur.

Ata bënë një hetim të gjerë për brenda murit dhe shikuan mostrat e ngjyrës. Ata thanë se ajo ishte e ngjashme me atë të përdorur nga Leonardo për Mona Lisën.

"Ne kemi nevojë për guxim për të nxitur dhe për të zgjidhur këtë mister," tha Mateo Renzi, kryetari i Bashkisë së Firences, i cili po i kërkon qeverisë italiane të miratojë heqjen e pjesëve të afreskut të Xhorxhio Vasarit, që u bë në vitin 1563.

Një ekip i udhëhequr nga Mauricio Seraçini, një studiues në Universitetin e Kalifornisë,San Diego, mori leje vitin e kaluar të shpojë gjashtë vrima, në kërkim të punës së Leonardos.

Një mostër që u morr nga muri kishte material të zi.

Më vonë u analizua me një mikroskop elektronik, dhe u gjet që të jetë i ngjashëm me ngjyrën e zezë të gjetur në Mona Lisa.

"Leonardo pikturoi Mona Lizën në Firence në të njëjtën kohë", tha Seracini. "Kjo duket të jetë një ngjyrë e përdorur nga ai, dhe jo nga artistë të tjerë".

Disa ekspertë të artit kanë bërë peticion kundër Seraçinit dhe ekipit të tij, për shpimet nëpër afresk, duke pretenduar se çdo ngjyrë e gjetur prapa, mund të ketë mbetur nga një tjetër artist.

Duke folur në një konferencë të mbajtur në frontin e murit të fshehur të hënën, kreu i qendrës së restaurimit të Firences, Marko Kiati, tha se ai nuk ishte i bindur akoma se një punim i Leonardos ishte aty.

Seraçini tha se vrima ishte shpuar vetëm në zonat periferike të afreskut, i cili ishte restauruar. Ai tani do të kërkojë leje për të shpuar në fusha të tjera.

Dyshimet e Seraçinit se Xhorxhio Vasari nuk kishte dashur që puna e Leonardos të shkatërrohet, duke preferuar ta mbulojë, u përforcuan në vitin 1970, kur ai gjeti një pikturë të tij, të një ushtari me një flamur mbi të cilin është shkruar: "Ai që kërkon, gjen". (g.k.)
XS
SM
MD
LG