Ndërlidhjet

Maqedoni: Presidenti kërkon ndalje të dhunës


Policia e ka bllokuar autobusin ku u rrahën 15 nxënës shqiptarë

Policia e ka bllokuar autobusin ku u rrahën 15 nxënës shqiptarë

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka kërkuar sot nga qytetarët në Maqedoni që t’i shmangen dhunës së mëtejshme ndërmejt maqedonasve dhe shqiptarëve.

“U bëjë thirrje shtetasve për t’i thënë jo dhunës dhe për të mos e lejuar vetveten që të provokohen, por për të ofruar dorën e miqësisë”, u tha Ivanov gazetarëve në Shkup.

Gjatë valës së incidenteve ndëretnike janë vrarë dy të rinjë shqiptarë nga një polic maqedonas në qytetin e Gostivarit. Ka pasur edhe të plagosur.

Ivanov ka thënë se “nuk ka hapësirë për përleshje ndëretnike dhe jotolerancë” dhe ka shtuar se “ne të gjithë me dhembje e kujtojmë konfliktin etnik të para një dekade”.
XS
SM
MD
LG