Ndërlidhjet

Bashkimi Evropian nuk është shprehur zyrtarisht rreth vendimit të Serbisë që në zgjedhjet që i organizon ajo të përfshihet edhe Kosova, por jozyrtarisht e ka quajtur një mundësi të tillë si gjë e cila është në kundërshtim me obligimet ndërkombëtare të Serbisë.

Ne kemi marrë në dijeni thirrjen e cila është bërë sot për të mbajtur zgjedhjet Parlamentare, Krahinore dhe lokale në Serbi me 6 maj. Kjo do të jetë një mundësi për qytetarët e Serbisë të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike dhde të vendosin për të ardhmen e shtetit të tyre".

"Ne nënvizojmë se shpallja e zgjedhjeve në Kosovë nuk është në përputhje me obligimet ndërkombëtare të Serbisë, më saktësisht me rezolutën 1244 të Këshilit të sigurimit të OKB-së
”, ka thënë një zyrtar i Bashkimit Evropian në Bruksel, duke komentuar vendimin e autoriteteve të Serbisë që të shpallë zgjedhje edhe në territorin e Kosovës.

Zyrtarë të BE-së pohojnë jozyrtarisht se nuk kanë pritur që Serbia të shpallë zgjedhje edhe për territorin e Kosovës dhe se “ndjehen të befasuar me një vendim të tillë”. Ata pohojnë se kanë menduar se, “pasi që Serbia ka insistuar aq shumë që në dialogun me Prishtinën, kjo e fundit të bindet për përmendjen e Rezolutës 1244 në fusnotë, rreth pjesmarrjes së Kosovës në nismat rajonale Serbia do të respektojë edhe vetë atë Rezolutë dhe të mos zhvillojë zgjedhje në Kosovë”.

Por, në BE të martën nuk kanë dashur të përgjigjen se a do të ketë Serbia ndonjë pasojë nëse zhvillon zgjedhje edhe në territorin e Kosovës.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG