Ndërlidhjet

logo-print

Zvicër: 22 fëmijë vdesin në aksident rrugor


Vendi i aksidentit, afër Sieres, Zvicër, 14 mars, 2012

Vendi i aksidentit, afër Sieres, Zvicër, 14 mars, 2012

Në një aksident me autobus në Sierre të kantonit zvicerian të Valaisit kanë vdekur 28 njerëz, përfshirë 22 fëmijë, citon agjencia France Press policinë zvicerane.

24 fëmijë tjerë raportohet të jenë lënduar. Ata po udhëtonin nga Val d'Aniviers.

Gjatë një konference për gazetarë, komandanti i policisë së Valaisit, tha se tragjedia ishte e “paprecedent” dhe nga ajo janë traumatizuar edhe ekipet sezonale të shpëtimit.

Helikopterët dhe autoambulncat kanë dërguar të lënduarit në katër spitale.

Në Bruksel, Ministria e Jashtme belge tha se shumica e fëmijëve ishin rreth moshës 12 vjeçare dhe autobusi ishtë njëri nga tre të cilët ishte kontraktuar nga një grup i krishterë.

Autobusi i regjistruar në Belgjikë, po udhëtontë drejt Sionit dhe ka goditur një mur të martën mbrëma, në një tunel.

Në autubus ishin 52 pasagjerë nga qytetet e Lomelit dhe Heverlit në Belgjikës.
XS
SM
MD
LG