Ndërlidhjet

KFOR-it "nuk i interesojnë" zgjedhjet serbe


Komandnati i KFOR-it, Erhard Drevs
Komandnati i KFOR-it, Erhard Drevs
Komandanti i KFOR-it Erhard Drevs ka deklaruar se këtij misioni paqeruajtës nuk i intereson mbajtja e zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë dhe se nuk merret me këtë çështje.

“KFOR-i duhet të sigurojë lirinë e lëvizjes dhe sigurinë për të gjithë qytetarët si dhe të ndihmojë në funksionomin normal të të gjitha pikëkalimeve legale”, i ka thënë Drevs, gazetës Blic.

Ai ka theksuar se liria e lëvizjes në pjesën veriore është përmirësuar, por se KFOR-i nuk mund të jetë i kënaqur derisa nuk ka liri të plotë lëvizjeje për të gjithë njerëzit nëveri.

Në lidhje me barrikadat në veri, Drevs ka thënë se ezistojnë ende kalimet ilegale për të cilat KFOR-i e di se po shfrytëzohen, për këtë arsye dhe kontrollohen automjetet e vogla për të penguar kontrabandën.
XS
SM
MD
LG