Ndërlidhjet

Parlamenti iranian merr në pyetje Ahmedinexhadin


Presidenti iranian, Mahmud Ahmedinexhad

Presidenti iranian, Mahmud Ahmedinexhad

Parlamenti iranian ka nisur të marrë në pyetje presidentin Mahmud Ahmedinexhad në lidhje me keqadministrimin e ekonomisë së vendit si dhe në lidhje me kundërshtimet ndaj liderit suprem Ajatollah Ali Homneit.

Kjo është hera e parë që parlamenti thërret një president për ta marrë në pyetje që nga revolucioni i vitit 1979.

Ligjvënësi konservator Ali Motahari, një kundërshtar i Ahmedinexhadit, ka nisur procesin e marrjes në pyetje.

Ngjarja është transmetuar direkt në televizionin shtetëror.
XS
SM
MD
LG