Ndërlidhjet

Orkestra veri-koreane mban koncert në Paris


Dirigjenti Çung Mjung-Vun, duke kryer ushtrime me orkestrën e Koresë Veriore, Paris, 13 mars, 2012

Dirigjenti Çung Mjung-Vun, duke kryer ushtrime me orkestrën e Koresë Veriore, Paris, 13 mars, 2012

Muzikantë nga Koreja Veriore do të performojnë të mërkurën për herë të parë në Paris me një orkestër franceze nën drejtimin e dirigjentit të Koresë Jugore.

Orkestra Unhasu e Phenianit do të interpretojë me Filharmoninë e Radio Francës, që udhëhiqet nga dirigjenti Çung Mjung-Vun, i cili e ka organizuar këtë ngjarje të pazakontë kulturore.

Koncerti vjen në kohën kur raportet mes Phenianit dhe Perëndimit duket se kanë nisur të ngrohen, pas viteve të tëra të antagonizmit.

Parisi dhe Pheniani nuk kanë raporte formale diplomatike, por Franca e ka hapur një zyrë në Korenë Veriore në vitin e kaluar për të shtyrë përpara shkëmbimet kulturore.

Koncerti i së mërkurës nis me një interpretim të këngës pan-koreane të quajtur “Arirang” dhe përfshin punët tradicionale koreane dhe “Simfoninë Numër Një” të Johanes Brahmsit.
XS
SM
MD
LG