Ndërlidhjet

logo-print

Paneta vizitë Afganistanit


Leon Paneta, sekretari amerikan i Mbrojtjes

Leon Paneta, sekretari amerikan i Mbrojtjes

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta ka arritur në Afganistan për t’u takuar me liderët afganë dhe trupat amerikane.

Udhëtimi dy-ditor vjen pas maskarës së kryer më 11 mars, nga një ushtar amerikan ndaj 16 civilëve, në mesin e të cilëve edhe gra dhe fëmijë në provincën e Kandaharit .

Liderët afganë kanë shfaqur zemërimin në lidhje me vrasjen dhe kanë kërkuar që ushtari të vihet para drejtësisë në Afganistan.

Militantët talibanë janë zotuar se do të hakmerren duke ua prerë kokat trupave amerikane.

Paneta pritet të zhvillojë bisedime me presidentin afgan Hamid Karzai.
XS
SM
MD
LG