Ndërlidhjet

logo-print

AI: Të burgosurit sirianë nën "tortura sistematike"


Ndërtesa e burgut qendror në Damask

Ndërtesa e burgut qendror në Damask

Amnesty International tha se sirianët që janë mbajtur në paraburgim gjatë kryengritjes kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad i janë nënshtruar “torturave sistematike” të regjimit, që llogariten si krime kundër njerëzimit.

Në një raport të ri, grupi për të drejtat e njeriut thotë se situatës në Siri duhet t’i referohet Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Raporti publikohet në kohën kur njoftohet se forcat qeveritare kanë intensifikuar sulmet në provincën veriore të Idlibit.

Aktivistët opozitarë thanë se janë vrarë dhjetëra persona.

Kryengritësit e armatosur deklarojnë se edhe ata janë kundërpërgjigjur duke vrarë në një pritë 22 ushtarë.

Deklaratat nuk janë vërtetuar nga burime të pavarura për shkak të kufizimeve, që regjimi ka vënë ndaj mediave.

OKB thotë se më shumë se 8 mijë njerëz kanë vdekur dhe rreth 230 mijë sirianë kanë ikur nga shtëpitë e tyre në vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG