Ndërlidhjet

logo-print

Sërish bllokadë rrugësh në veri


Barrikadat në Mitrovicë, 2011

Barrikadat në Mitrovicë, 2011

Policia e Kosovës ka njoftuar se serbët në Zveçan sërish kanë bllokuar rrugët për kohë të pacaktuar, duke pamundësuar kështu kalimin e automjeteve të misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX-it.

“Rreth orës 17:50 (të marten), një numër i personave, rreth 50 prej tyre, banorë të Zveçanit, të tubuar në fshatin Doljanë, konsiderohet të kenë mbajtur bllokimin e rrugës lokale për qarkullim në drejtim Zveçanit, për një kohë të caktuar, pasi të njëjtit kundërshtonin lejimin e lëvizjes së automjeteve të EULEX-it në atë drejtim”, thuhet në njoftimin për media të Policisë.

“Dy vetura të EULEX-it, janë ndaluar nga grupi i personave të strukturuar, pasi të njëjtit kishin vendosur një numër të automjeteve në rrugë si formë të pengesave fizike duke obliguar personelin e EULEX-it të kthehen prapa në drejtim të Zubin Potokut, prej nga edhe kishin ardhur”, theksohet në njoftimin e policisë.

Një situatë e ngjashme e vendosjes së bllokadës në rrugë dhe kundërshtimit të lejimit të qarkullimit të veturave të EULEX-it, sipas policisë është regjistruar rreth orës 21:20, në fshatin Banjska të komunës së Zveçanit.

“Rreth 60 persona besohet të kenë qenë të tubuar në fshatin Banjskë, përkatësisht në kthinën për fshatin Rudinë, ku një kontingjent i KFOR-it, kishte vendosur një pikë kontrolli Personat e tubuar në atë lokacion, kanë arsyetuar qëndrimin e tyre me moslejimin e kalimit të personelit të EULEX-it. Pas bisedave të zhvilluara me personat e tubuar, pas orës 21:40min, kontingjenti i KFOR-it, ka liruar pikën në fshatin Banjskë, duke u drejtuar në drejtim të rrugës magjistrale”, thuhet në njoftim.

Serbët ne pjesën veriore të Kosovës që nga vera e vitit të kaluar vazhdojnë të mbajnë të bllokuara rrugët kryesore në veri, duke vendosur barrikada të ndryshme, për të pamundësuar qarkullimin e automjeteve të institucioneve të Kosovësm por edhe të EULEX-it.

Veprimi I tyre bëhet për të kundërshtuar vendosjen e policëve edhe doganierëve kosovarë në pikat kufitare 1 dhe 31 në kufi me Serbinë.
XS
SM
MD
LG