Ndërlidhjet

Shpërthim në Afganistan, 9 të vrarë


Afganistan

Afganistan

Nga shpërthimi i dy bombave në provincën jugore afgane të Kandaharit janë vrarë të paktën nëntë persona.

Shpërthimi ndodhi në kohën kur sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta po vizitonte trupat në një kamp ushtarak në këtë provincë.

Mediat lokale raportojnë se tetë civilë janë vrarë nga shpërthimi i një bombë vendosur në rrugë në qarkun Marja të Kandaharit.

Zyrtarët fajësojnë militantët talibanë për sulmin.

Në një incident tjetër, po në Kandahar, një zyrtar afgan i sigurisë raportohet se është vrarë nga shpërthimi i një motoçiklete. Dy persona tjerë raportohet të jenë lënduar nga shpërthimi.
XS
SM
MD
LG