Ndërlidhjet

BE kërkon kompromis nga Greqia e Maqedonia


Parlamenti Evropian

Parlamenti Evropian

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, ka thënë para Parlamentit Evropian se trupi ekzekutiv i BE-së inkurajon Maqedoninë dhe Greqinë që të gjejnë zgjidhje kompromisi për kontestin e emrit.

“Keni kërkuar që Bashkimi Evropian të jetë i gatshëm të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes së emrit. Kombet e Bashkuara kanë mandat të qartë për çështjen e emrit. Ne po ndihmojmë që të krijojmë një klimë të favorshme për kompromis dhe inkurajojmë që ta gjejnë atë. Por, që Bashkimi Evropian të angazhohet në një mënyrë më të thellë, duhet të ketë kërkesa të qarta nga palët”, ka thënë Fyle para europarlamentarëve në Strasburg.

Në anën tjetër, ministri për Evropën i Danimarkës, Nikolai Uamen ka thënë se zhvillimet në Maqedoni sa i përket proceseve integruese të këtij shteti janë inkurajuese.
XS
SM
MD
LG