Ndërlidhjet

Gjermania kundër zgjedhjeve serbe në Kosovë


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi
I ngarkuari me punë i Ambasadës Gjermane, Mathias Kiesler, ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë nënkupton shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

“Ambasada Gjermane përshëndet paralajmërimin e Kryetares së Parlamentit dhe Presidentit serb që zgjedhjet e planifikuara për t’u mbajtur më 6 maj, duhet të jenë në përputhje me obligimet ndërkombëtare të Serbisë”.

“Mirëpo mbajtja e zgjedhjeve komunale në Republikën e Kosovës do të nënkuptonte shkelje të së drejtës ndërkombëtare, e veçanërisht të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244. Është një hap i drejtë që Serbia, lidhur me këtë dëshiron të konsultohet me të gjitha institucionet e rëndësishme ndërkombëtare“, thuhet në qëndrimin e të ngarkuarit me punë në Ambasadën Gjermane, Mathias Kiesler, lidhur me paralajmërimet për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.
XS
SM
MD
LG