Ndërlidhjet

Eurozona miratoi pakon e shpëtimit për Greqinë


Foto arkivi

Foto arkivi

Vendet e eurozonës kanë miratuar zyrtarisht pakon e shpëtimit në vlerë prej 130 miliardë eurosh për Greqinë.

Kryeministri i Luksemburgut Zhan Klod Xhanker, që kryeson Eurogrupin- paneli i ministrave të financave të eurozonës- ka njoftuar se pjesa e parë prej 39.4 miliardë eurosh do t’i jepet Athinës në “disa këste”.

Pakoja prej 130 miliardë eurosh vjen pas asaj në vlerë prej 110 miliardë eurosh që qe miratuar për Greqinë në vitin 2010.

Shumica e parave nga pakoja e dytë pritet që të përdoren nga qeveria greke për të rikapitalizuar bankat e saj dhe për të ulur deficitin buxhetor.
XS
SM
MD
LG