Ndërlidhjet

Lirohen polakët e akuzuar për krime lufte


Nga procesi gjyqësor i ushtarëve polake, Varshavë, 14 mars, 2012

Nga procesi gjyqësor i ushtarëve polake, Varshavë, 14 mars, 2012

Gjykata më e lartë e Polonisë ka liruar si të pafajshëm tre ushtarë polakë që akuzoheshin për krime lufte për vrasjen e civilëve në Afganistan.

Gjykata megjithatë, vendosi që katër ushtarë tjerë polakë të përballen me rigjykim në lidhje me rastin në fjalë.

Shtatë ushtarët janë akuzuar për një incident që ka ndodhur në vitin 2007 në një fshat afgan, ku disa civilë, përfshirë fëmijë dhe gra ishin vrarë.

Në qershor të vitit të kaluar, një gjykatë polake ka liruar të shtatë ushtarët nga akuzat për krime lufte, por prokurorët e kanë apeluar vendimin në gjykatën supreme.

Të gjithë ushtarët janë deklaruar të pafajshëm në rastin që shënon herën e parë kur ushtarët polakë akuzohen se kanë thyer konventat ndërkombëtarë të luftës.
XS
SM
MD
LG