Ndërlidhjet

Rusia ofron bazën ajrore për ISAF-in?


Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov
Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov tha se qeveria ruse do të diskutojë propozimin që për here të parë do të lejojë koalicionin e udhëhequr nga SHBA-të të përdorë një bazë ajrore ruse për kalimin e trupave dhe pajisjeve ushtarake për në Afganistan.

Lavrov, duke folur para Dumës Shtetërore, dukej se e mbështet propozimin që misioni ISAF të përdorë bazën ajrore Ulianovsk në lumin Volga, duke thënë se kjo do të ishte në interesin kombëtar rus dhe nga kjo do të përfitonte siguria ruse.

Moska më herët është pajtuar që t’i ofrojë SHBA-së dhe vendeve të NATO-s korridore ajrore dhe rrugë hekurudhore për transportin e furnizimeve për dhe nga Afganistani.
XS
SM
MD
LG