Ndërlidhjet

Kameron vizitë Shtëpisë së Bardhë


Presidenti amerikan Barak Obama pret kryeministrin britanik Dejvid Kameron në Shtëpinë e Bardhë, Uashington, 14 mars, 2012

Presidenti amerikan Barak Obama pret kryeministrin britanik Dejvid Kameron në Shtëpinë e Bardhë, Uashington, 14 mars, 2012

Kryeministri britanik Dejvid Kameron është mirëpritur nga presidenti amerikan Barak Obama në Shtëpinë e Bardhë, me një përshëndetje prej 19 të shtënave në ajr.

Dy liderët do të kenë bisedime politike gjatë vizitës shtetërore të Kameronit në Uashington.

Në komentet e shkurtëra gjatë ceremonisë së pritjes, Kameron tha se Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar janë të bashkuara “për liri”.

Obama e ka quajtur aleancën mes dy shteteve të “domosdoshme” dhe si “një nga më të mëdhatë që bota ka parë ndonjëherë”.

Dy liderët pritet që të diskutojnë një gamë të gjerë çështjes si krizën në Siri, kontestin bërthamor me Iranin dhe situatën e sigurisë në Afganistan.

Një darkë shtetërore për Kameronin dhe gruan e tij, Samantën, është planifikuar për të mërkurën mbrëma në Shtëpinë e Bardhë.
XS
SM
MD
LG