Ndërlidhjet

Një cunami i vogël ka goditur bregdetin verilindor të Japonisë, pas tërmetit që ka dridhur rajonin, tashmë një vit pas fatkeqësisë së 11 marsit, 2011.

Tërmeti me magnitudë 6.9 ka ndodhur sot në veri të ishullit Hokaido në Paqësor. Ai është pasuar nga cunami prej 20 centimetrash, çfarë ka shtyrë autoritetet të lëshojnë alarmin për evakuim përpara se valët të godisnin tokën.

Vala ka prekur disa lokacione të Hokaidos, ashtu si edhe prefekturën Aomori, e cila ishte nëjra nga zonat e shkatërruara nga katastrofa e vitit të kaluar.

Më 11 mars të 2011-ës, Japonia është goditur nga tërmeti dhe cunami, që kanë shkaktuar rreth 29,000 viktima dhe katastrofën më të rëndë bërthamore në një çerek shekulli.
XS
SM
MD
LG