Ndërlidhjet

Italia mbyll ambasadën në Siri


Pamje nga Siria
Pamje nga Siria
Italia ka mbyllur ambasadën e saj në Siri, në shenjë proteste ndaj dhunës që ushtron regjimi kundër civilëve.

Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë publik këtë hap të mërkurën, duke përsëritur se “dhuna e autoriteteve siriane është e papranueshme”.

Me këtë veprim, Italia hyn në mesin e vendeve të tjera që kanë mbyllur misionet diplomatike në Siri, si Britania, Spanja, Franca, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara.

Në muajin shkurt, Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur si mbi 7,500 persona, shumica nga ta civilë, kanë humbur jetën në Siri. Ky vend është përfshirë nga protestat antiqeveritare dhe dhuna qysh në mars të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG