Ndërlidhjet

Shpërthim në Afganistan - Paneta nuk rrezikohet


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta.

Pentagoni ka bërë të ditur për shpërthimin e një makine pranë Kampit Bastion, në provincën afgane Helmand, pak pas arritjes atje të sekretarit amerikane të Mbrotjes, Leon Paneta.

Makina ka shpërthyer në flakë, pasi shoferi, një punonjës i bazës, raportohet ta ketë përplasur atë.

Burimet zyrtare thonë se asnjëri nga delegacioni i Panetës nuk ka qenë i rrezikuar.

Zyrtari amerikan u është derjtuar trupave të NATO-s dhe të Afganistanit, pak ditë pas vrasjes së 16 civilëve afganë nga një ushtar i Shteteve të Bashkuara.

Paneta do të takojë edhe presidentin e Afganistanit, Hamid Karzai, për të diskutuar ngjarjen.
XS
SM
MD
LG