Ndërlidhjet

Zbatimi i marrëveshjeve “i domosdoshëm”


Ministri i Jashtëm i Republikës Çeke, Karell Shvarcenberg - foto arkivi

Ministri i Jashtëm i Republikës Çeke, Karell Shvarcenberg - foto arkivi

Shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, dhe ministri i Jashtëm i Republikës Çeke, Karell Shvarcenberg, raportohet të jenë pajtuar se zbatimi i marrëveshjeve të arritura në dialogun Prishtinë-Beograd, është i domosdoshëm.

Në deklaratën që ka bërë publike zyra për bashkëpunim me mediat e Qeverisë së Serbisë, thuhet se gjatë takimit në Pragë, Stefanoviq ka biseduar me diplomatin çek për vazhdimin e procesit të euro-integrimit të Serbisë, si dhe për negociatat midis Prishtinës dhe Beogradit.

“Stefanoviq dhe Shvarcenberg janë pajtuar se është e domosdoshme të implementohen marrëveshjet e arritura deri më sot, në përputhje me dispozitat e tyre”, thuhet në njoftim.

Prishtina dhe Beogradi kanë nisur bisedimet për çështje teknike në mars të vitit të kaluar. Negociatat e deritashme kanë sjellë shtatë marrëveshje të prezantuara edhe si konkluzione.

Marrëveshja e fundit është ajo për bashkëpunimin rajonal, e arritur në muajin shkurt.
XS
SM
MD
LG