Ndërlidhjet

Hetohet incidenti në Zvicër


Ekipet e shpëtimit në vendin e ngjarjes...
Ekipet e shpëtimit në vendin e ngjarjes...
Autoritetet zvicerane po hetojnë shkaqet e aksidentit të autobusit, në të cilin kanë humbur jetën 28 persona, 22 nga ta fëmijë nga Belgjika.

Prokurori zviceran, Oliver Elsih, tha se autobusi nuk e kishte tejkaluar shpejtësinë dhe se fëmijët kishin rripat e sigurimit. Ai po ashtu tha se asnjë automjet tjetër nuk ka qenë i përfshirë në aksidentin që ka ndodhur në Siere të kantonit zviceran të Valaisit.

Fëmijët po ktheheshin nga skijimi në malet e Zvicrës. Kryeministri belg, Elio Di Rupo, ka folur për gazetarët:

“Ne të gjithë jemi të tronditur. Mbreti, mbretëresha, ministri i Mbrojtjes dhe unë jemi takuar me familjet e viktimave për të shprehur mbështetjen tonë”, ka thënë ai.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së martes, pas përplasjes së autobusit në tunel, ndërsa në mesin e viktimave janë edhe dy shoferë.

Autoritetet belge i kanë ngushëlluar edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, si dhe kryeministri Hashim Thaçi.
XS
SM
MD
LG