Ndërlidhjet

Ushtari amerikan transferohet jashtë Afganistanit


Ilustrim me pamje arkivi nga Afganistani
Ilustrim me pamje arkivi nga Afganistani
Pentagoni ka bërë të ditur se ushtari amerikan, që akuzohet për vrasjen e 16 civilëve në Afganistan, është transferuar jashtë vendit.

Zëdhënësi i Pentagonit, Xhon Kirbi, tha se ushtari - emri i të cilit nuk është bërë publik - është transferuar në një objekt tjetër paraburgimi në bazë të "rekomandimit legal".

Avokatët afganë kanë kërkuar që ushtari amerikan të përballet me drejtësinë në vendin e tyre. Por, bazuar në marrëveshjen ndërmjet Kabulit dhe Uashingtonit, gjykatat ushtarake të SHBA-së kanë juridiksionin.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta, ka thënë se ushtari, në bazë të ligjit amerikan, mund të përballet me dënim me vdekje nëse shpallet fajtor.

Talibanët kanë kërkuar që ai të gjykohet si kriminel lufte dhe "të ekzekutohet nga të afërmit e viktimave".
XS
SM
MD
LG