Ndërlidhjet

Siri - një vit protesta


Pamje nga protestat në Siri - arkiv

Pamje nga protestat në Siri - arkiv

Sot, më 15 mars, Siria shënon njëvjetorin e fillimit të kryengritjes gjithnjë e më të dhunshme anti-qeveritare.

Sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara, rreth 8,000 persona kanë humbur jetën, ndërsa 230,000 të tjerë janë zhvendosur - 30,000 prej të cilëve janë larguar plotësisht nga vendi.

Pavarësisht bombardimeve intensive të bastioneve kryesore të rebelëve, si Homsi, Dera dhe Idlibi, rezistenca ndaj qeverisë së Bashar al-Asadit vazhdon.

Ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan, tani i dërguar i Kombeve të Bashkuara dhe i Ligës Arabe për Sirinë, është në qendër të përpjekjeve diplomatike për ndërmjetësimin e zgjidhjes.

Rusia dhe Kina, dy anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kanë kundërshtuar rezolutat e këtij mekanizmi që dënojnë dhunën në shtetin sirian dhe kërkojnë largimin e Asadit nga pushteti.

Opozita siriane ka thënë të mërkurën se qyteti Dera është rrethuar nga tanke dhe automjete të blinduara, të cilat po përgatiten për sulme të reja.

Autoritetet në pushtet thonë se forcat qeveritare po luftojnë “terroristët”.

Të mërkurën, Arabia Saudite ka mbyllur ambasadën në Damask, duke iu bashkuar kështu shteteve të tjera si: Britania, Spanja, Franca, Italia, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG