Ndërlidhjet

India - fletarrestime për tre iranianë


Ilustrim
Ilustrim
Një gjykatë e Nju Delhit ka lëshuar fletarrestime kundër tre iranianëve, të cilët besohet të jenë të përfshirë në sulmin e muajit ta kaluar ndaj një diplomati izraelit.

“Time of India” raporton se tre iranianët kanë hyrë në Indi me viza turistike dhe “janë larguar menjëherë pas sulmit në qendër të Nju Delhit”.

Qeveria e Indisë ka thënë se do të kërkojë ndihmë nga Interpoli për të kërkuar tre të dyshuarit.

Në Malajzi, autoritetet kërkojnë të ekstradojnë një tjetër shtetas iranian në Tajlandë, për t’u përballur me akuzat për përfshirje në komplotin me bombë kundër diplomatëve izraelitë në Bangkok.

Masud Sedaghatzadeh është arrestuar në Malajzi më 15 shkurt, një ditë pas komplotit të dyshuar. Sedaghatzadeh ka hedhur poshtë çdo përfshirje.
XS
SM
MD
LG