Ndërlidhjet

Idlibi i Sirisë nën granata


Idlib
Idlib
Në Siri ka vazhduar dhuna edhe në përvjetorin e parë të shpërthimit të protestave antiqeveritare.

Trupat e regjimit të presidentit Bashar al-Asad me automjete të blinduara kanë nisur të enjten granatimin e provincës Idlib.

Grupet e aktivistëve thonë se të paktën 40 persona kanë humbur jetën gjatë natës së shkuar, anembanë vendit.

Protesta masive janë zhvilluar edhe në provincën jugore të Deras.

Sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara, që nga marsi i vitit të kaluar janë vrarë rreth 8,000 persona, ndërsa 230,000 të tjerë janë zhvendosur - 30,000 prej të cilëve janë larguar plotësisht nga vendi.

Qeveria siriane fajëson “grupet e armatosura terroriste” për trazirat.

Përpjekjet për miratimin e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të cilat dënojnë regjimin e Asadit, janë bllokuar nga Rusia dhe Kina.
XS
SM
MD
LG