Ndërlidhjet

Aktivistes bjelloruse i ndalohet udhëtimi në BE


Ilustrim
Ilustrim
Një tjetër aktiviste e opozitës bjelloruse është ndaluar të udhëtojë drejt Bashkimit Evropian.

Kryetarja e Asociacionit Bjellorus të Gazetarëve, Xhana Litvina, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se policia kufitare e ka ndaluar atë në aeroportin ndërkombëtar të Minskut, duke e penguar të marrë fluturimin drejt Varshavës.

Litvina tha se autoritetet policore nuk i kanë dhënë ndonjë shpjegim.

Nga udhëtimi drejt vendeve të huaja është ndaluar një numër i kritikëve të tjerë të presidentit bjellorus, Aleksander Lukashenko.

Zyrtarët nuk i kanë komentuar raportet që thonë se qeveria ka krijuar listën e gazetarëve, aktivistëve të opozitës dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut, që e kanë të ndaluar të largohen nga Bjellorusia.

Bllokadat në udhëtime vijnë pas zgjerimit të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër autoriteteve të regjimit bjellorus, për shkak të shtypjes që i bëjnë opozitës dhe shoqërisë civile.
XS
SM
MD
LG