Ndërlidhjet

Dhuna në futboll - 75 të akuzuar


Port Said, 1 shkurt 2012.

Port Said, 1 shkurt 2012.

Prokuroria e Përgjithshme e Egjiptit ka akuzuar 75 persona për krime, përfshirë vrasje, në lidhje me trazirat në ndeshjen e futbollit në qytetin Port Said.

Mbi 70 veta kanë humbur jetën në dhunën e 1 shkurtit, e cila ishte gjakderdhja më e rëndë në fushën e futbollit në 15 vjet.

Të akuzuarit përfshijnë nëntë zyrtarë të policisë dhe tre nga klubi i futbollit Al Masri, i cili ishte nikoqir i ndeshjes.

Dhuna filloi kur tifozët e Al Masrit pushtuan fushën dhe sulmuan mbështetësit e grupit rival nga Kajro, Al Ahli.

Dëshmitarët kanë thënë se policia ka bërë shumë pak për të ndaluar dhunën.

Në deklaratën e prokurorisë thuhet se dhuna ishte planifikuar paraprakisht dhe se autorët ishin të armatosur me thika dhe eksplozivë.
XS
SM
MD
LG