Ndërlidhjet

logo-print

Aktivisti anti-Putin gjobitet nga gjykata


Aleksei Navalni

Aleksei Navalni

Udhëheqësi i lëvizjes së protestave kundër presidentit të zgjedhur rus, Vladimir Putin, është gjobitur për shkelje të ligjit kundër tubimeve masive.

Aleksei Navalni është dënuar me 1,000 rubla nga gjykata e Moskës.

Ai është shpallur fajtor meqë disa protestues kanë refuzuar të lënë tubimin e organizuar nga Navalni - më 5 mars në Sheshin Pushkin - pas skadimit të orës së caktuar nga autoritetet.

Navalni u ka thënë gazetarëve se do të apelojë vendimin.

Ai ka fituar zë në Rusi me ueb-faqen e tij për korrupsionin rus dhe me organizimin e protestave masive, që kanë pasuar zgjedhjet e diskutueshme parlamentare të dhjetorit dhe ato presidenciale të 4 marsit, në të cilat Putini ka fituar mandatin e tretë të presidentit.

Kryeministri aktual rus ka shërbyer në postin presidencial në periudhën 2000-2008.
XS
SM
MD
LG