Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi: Nëse preken kufijtë, shqiptarët jetojnë në një shtet

  • RFE /RL

Hashim Thaçi

Hashim Thaçi


Me ndryshimin e kufijve në Ballkan, shqiptarët më së miri dhe më së lehti do të jetonin në një shtet të vetëm, ka thënë sot kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Këto komente, ai i ka bërë para Kuvendit të Kosovës ku në orët e pasdites pritet të miratohet një rezolutë me anë të cilës do të kundërshtohet mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës.

Thaçi i ka cilësuar si provokuese dhe rrezik për konflikt të ri pretendimet serbe për mbajtjen e zgjedhjeve.

Ndërkaq, ka porositur se nuk ka autonomi për veriun e banuar me shumicë serbe dhe as ndryshim të kufijve të shtetit të Kosovës.

Kryeministri Hashim Thaçi tha se pretendimet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës janë të papranueshme.

Përndryshe, nëse vjen deri te hapja e çështjes së kufijve në Ballkan, atëherë shqiptarët, sipas Thaçit, më së miri do të jetonin të bashkuar në një shtet të vetëm.

Pretendimet që paraqiten aty-këtu për ndonjë autonomi apo status special, nuk janë të vërteta, janë të paqëndrueshme dhe nuk do të ndodhin. Edhe sa i përket pretendimit për ndryshimin e kufijve, unë ua kam bërë të qartë në emër të Qeverisë të gjithë miqve ndërkombëtarë mesazhin e të gjitha institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës se me pretendime të tilla për ndryshimin e kufijve shqiptarët më së miri dhe më së lehti mund të jetojnë në një shtet të vetëm”, tha Thaçi.

Seanca e Kuvendit pritet të vazhdojë punën rreth orës 15:30 kur në rend dite do të jetë miratimi i rezolutës kundër zgjedhjeve serbe në Kosovë.(z.g.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG